Lajme Javore

Informohu i pari

Pse nuk bie çmimi i naftës në vendin tonë? Kjo është përgjigja që japin ekspertët (Video)

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve shpjegojnë se arsyeja kryesore që pengon rënien e fortë të çmimit të karburanteve në Shqipëri është niveli i lartë i taksimit. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, në total në një litër naftë që sot shitet me rreth 158 lekë, 100 lekë janë vetëm taksat, ku peshën kryesore e ka TVSH-ja me dy nivelet e saj, në doganë dhe TVSH e brendshme që sot arrin në rreth 31 lekë për litër; akciza me 37 lekë për litër dhe taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër.

Burime nga Shoqata e Hidrokarbureve shpjegojnë se deri më tani janë furnizuar në bazë të kontratave që kanë me një çmim mesatar rreth 40 lekë për litër.

Importuesit dhe tregtarët shpjegojnë se nuk pritet që të ketë rënie të tjera të çmimit, pasi ata i kanë të plotësuar kapacitetet depozituese, për shkak të detyrimit ligjor për të krijuar 3 muaj rezerva, si dhe rënies së fortë të kërkesës në tregun e brendshëm.