Lajme Javore

Informohu i pari

”Shkodrançe më ke pritë”, poeti kosovar i thurr vargje Rikard Ljarjes: Unë s’paskom pse me ardhë n’Myslim Shyri, ti s’qenke ma n’Tiranë

Poeti dhe lahutisti i njohur kosovar, Çun Lajçi ka thurrur disa vargje Rikard Ljarjes që e konsideron një yll të skenës së fjalës dhe që sot na ka lënë vetëm. Lajçi thotë se Ljarja kohë më parë e ka pritur siç ai di, si shkodran ndërsa sot poetit nuk i duhet më të vijë në Tiranë pasi ai nuk ë shtë më aty. Po ashtu ai kujton edhe kohërat e vjetra me Ljarjen në Pogradec, me gratë e tyre kur flisnin për artin.
*Ti arti i zemrës sime*
( R.i.p Rikard Ljarja)

Kam ardhë natën
e dritë Tirana m’u ka ba
n’Myslim Shyri kur t’kam taku
viteve t’hershme t’skamjës
e t’vonshme t’kamjës pak
Ti yll i skenës i fjalës
art n’tel zemre që s’harrohesh
sonte e njiqind vjet

Shkodrançe m’ke pritë
a je burrë
t’paça me nder
rugovisht këthye ta kam
e çua m’ke n’konak
Zemrën shtrua n’sofër ma ke
me nji gotë raki
për Kosovën ngrykë jemi marrë
Kur folë kemi për artin n’ballë m’ke puthë
për Bekimin Farukun Melin
s’jemi ngi me Fishtën
zanin n’lahutë fort ma ke dashtë

Edhe nji si ti Oson se ngjallë as vajin e Avdisë
se vajton n’Vraninë
burrnisht n’Pogradec ma pate thanë
Marjeta t’përpiu me sy
fishtjan je vet edhe shkodran
pse ti se qanë Lahutën e Mrizin si ky
Dy herë s’bahet e mira moj e marrë
tue qeshë sa herë i ke thanë
Sonte paske ikë të Bujari Rikard
udhën e paç të mbarë
Unë s’paskom pse me ardhë
n’Myslim Shyri
ti s’qenke ma n’Tiranë
Prishtinë 21.04.2020