Pas mjekëve dhe policëve Covid-19 prek edhe median, konfirmohet gazetari i parë i infektuar
Pas stafit mjekësor dhe policisë tashmë koronavirusi ka prekur edhe një gazetar. Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico.
Ajo ka deklaruar ditën e sotme se një gazetar rezulton i infektuar me COVID-19.
Fico shprehet se ai është në gjendje të mirë dhe se është i vetëizoluar në shtëpi. Gazetari po monitorohet nga mjeku i familjes.
Po Ashtu Fico deklaroi se janë 60 infermierë dhe mjekë të cilët janë infektuar nga Covid-19 dhe më shumë se gysma janë shëruar.