Edhe 17 raste të reja me koronavirus në Krujë, të infektuarit pjesë e fasonerisë së mbyllur më 15 prill
Ka shkuar në 40 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Krujë. Mësohet se nga testimet e kryera ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv dhe 17 raste të tjera.
Të infektuarit janë nga e njëjta fasoneri, e cila u mbyll vetëm në 15 prill.
Fabrika u mbyll pas rastit të parë dhe u tha se do të rihapej, por numri i të infektuarve erdhi në rritje.
Tashmë fasoneritë janë bërë një vatër infeksioni të Covid-19. Kujtojmë se disa prej tyre vazhdojnë ende punën. Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 584 raste me koronavirus, 26 prej të cilëve kanë hu mbur je tën.