Lajme Javore

Informohu i pari

Pas më shmë se një muaji, Tirana shënon zero raste me koronavirus

Ministria e Shëndetëisë njoftoi ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 609.

Numri i madh i rasteve ka ardhur vetëm nga Kruja dhe Kurbini, përkatësisht 17 dhe 8 raste.

Lajmi i mirë është se që prej shpërthimit të pandemisë në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19 në Tiranë, ku është edhe numri më i madh i rasteve.

Gjithashtu janë shëruar edhe 18 pacientë dhe në dy spitalet Covid ndodhen të shtruar vetëm 40 të infektuar.

Kujtojmë se deri më sot 26 persona kanë humbur je tën nga virusi që ka pushtuar globin.