Lajme Javore

Informohu i pari

Vdes shtatzëna e prekur nga koronavirusi – la pas dy fëmijë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus.

Ky rast e çon në 16 numrin e viktimave të Covid-19 në tërë territorin e Kosovës.

Pacientja gjendej në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në terapi intensive për gati një javë.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21.04.2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020” kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është vdekja e 13 e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe e 16-ta në nivel të shtetit.