Regjistrohen të tjera lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në detin Adriatik
Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar ditën e sotme.
EMSC raporton paraprakisht se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.0 sipas shkallës Rihter, me thellësi fokale 0 km.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 17 km në veriperëndim të Durrësit dhe 41 km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet janë regjistruar pak minuta më parë, rreth orës 22:13.
Kujtojmë këtu se pak orë më parë u regjistruan lëkundje të tjera të lehta në afërsi të Vorës dhe Tiranës, me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter.