‘Si në filmin Haçiko’ Qeni besnik me sytë nga shkalla pret ende ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19
Vde kja e ish-trajnerit të boksit Skënder Kurti nga Covid-19 preku të gjithë sportdashësit në Shqipëri.
Ndërkohë një tjetër lajm prekës vjen nga kolegu i tij Murat Basha i cili rrëfen se qeni me emrin Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende Skënderin me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.
Kjo skenë të kujton filmin “Haçiko”, bazuar në një histori të vërtetë, ku qeni priti të zotin pas vde kjes, për disa vite rresht para punës së tij.
Postimi i plotë i Murat Bashës:
Kuqi,Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer.
Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi..”