Lajme Javore

Informohu i pari

Lëkundje të lehta tërmeti në afërsi të Tiranës

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak më parë në afërsi të Vorës.

EMSC raporton se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi fokale 2 km.

Epiqendra e dridhjeve të lehta ka qenë 2 km në verilindje të Vorës dhe 14 km në veriperëndim të Tiranës. Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:24.

Kujtojmë këtu që ditët e fundit janë regjistruar edhe disa lëkundje me magnitudë të ulët në vendin tonë, shumica e të cilëve nuk janë ndjerë nga qytetarët.