Ditëlindje në karantinë: Miriami i bën dedikimin romantik Albanit në 38 vjetor
Këngëtari shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e kaluara kjo ditëlindje e ka gjetur në karantinë por megjithatë nuk kanë munguar urimet e shumta nga të familjarët, miqtë dhe fansat.
Albani mbush 38 vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk ka munguar një urim nga Miriami. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto krah bashkëshortit dhe i ka bërë një dedikim romantik i cili shpreh gjithë dashurinë ndonëse në pak rrjeshta.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Me fat që të kam”, shkruan Miriami. Kujtojmë se para pak kohësh dyshja u bënë prindër për herë të dytë. Në jetë erdhi vogëlushi Duam.