I përlotur, Gjergj Leka flet për vajzën: Kam gabuar shumë…
Kantautori shumë i dashur për publikun, Gjergj Leka ishte i ftuar në “E diell”, ku si rrallëherë foli edhe për jetën e tij private. Leka u ndal edhe pak te vajza e tij, Dorina e teksa fliste për të u emocionua.
“Ajo është më kokëfortë se unë, edhe pse mërzitem, bëjmë fjalë, më bëhet qejfi që më ka ngjarë. Ajo është shumë e bindur në gjërat që bën dhe shumë herë ka fituar ajo. Madje kam humbur dhe shumë baste me time bijë. Jam shumë krenar me të. Kam gabuar shumë më shumë se ajo”, u shpreh kantautori.
I pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë që ka kaluar me Dorinën, Leka u përgjigj: “Largësia, nuk është një moment. Janë vite e vite të tëra, është shumë e vështirë t’i rikuperosh se janë vitet më të bukura që një prind duhet t’i rrijë afër fëmijës”.