Qytetari e pyet si të dal më shpesh t’ju dërgoj ushqim prindërve, Rama: Edhe pak durim!
Në lidhjen e tij dirkete në facebook pas prezantimit të paketës fiskale kryeministri Rama ka nisur të lexojë pyetjet në komente nga qytetarët.
Pyetjet janë nga më të shumtat lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë.
Njëri prej qytetarëve i është drejtuar lidhur me faktin se ka mundësi të dalë vetëm një herë në javë për të dërguar ushqim tek prindërit dhe se kur do ketë mundësi të dalë më shpesh.
Qytetari:
Si do bejme per t’ju derguar prinderve ushqim se po marr leje vetem njer ne jave
Ndërsa përgjigja e kryeministrit për prindërit e të riut është:
Edhe pak durim…