Lajme Javore

Informohu i pari

Shpërthejnë rastet në Laç, zgjerohet harta në Krujë, Tiranë dhe Shkodër

Ministria e shëndetësisë ka publikuar rastet e reja të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. 22 raste të reja janë regjistuar në 24 orët e fundit duke bërë që të shkojë në 584 numrin total i personave të infektuar.

Sipas MSH, 12 nga 22 rastet e reja janë konstatuar në Laç. Në total, numri i të prekurve në Kurbin ka shkuar në 19. Një rritje e konsiderueshme në këtë rreth vetëm brenda disa ditëve.

Ndërsa Shkodra është rrethi i dytë me numrin më të madh të të prekurve krahas Tiranës, ndërsa shqetësuese është situata në Krujë dhe Laç ku dyshohet she shkak për infektim të shumë personave është bërë një fasoneri e cila ka vijuar punën pavarësisht se disa punonjës kanë shfaqur shenja të pandemisë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë ditës së sotme:

-Laç, 12 raste

-Tiranë, 2 raste

-Shkodër, 3 raste

-Krujë, 5 raste