Lajme Javore

Informohu i pari

“U shtrëngojmë duart”, infermierja shpërthen në lot teksa tregon vuajtjet e pacientëve në kujdes intensiv

Një punonjëse e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Britaninë e Madhe, e cila ndodhet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, ka shpërthyer në lot teksa përshkruante mbajtjen e duarve të pacientëve të saj në kujdes intensiv.

Natalie Hoover u filmua në spitalin e Universitetit të Kembrixhit, ndërsa veshi veshjet e saj mbrojtëse para se të shkonte në repartin e kujdesit intensiv. Pasi përshkroi maskat e fytyrës, që i cilësoi “të paharehatshme”, zonja Hoover u emocionua teksa fliste për vuajtjet e pacientëve të saj pasi ngeleshin vetëm, pa të afërmit e tyre.

Lotët i ranë nga sytë dhe zëri i saj filloi të dridhej teksa tha:
Ajo që do të them është se ne jemi gjithmonë me ta. Kur ata janë vetëm, gjithmonë ka një infermiere që u mban dorën. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirëm që mundemi.
Para shpërthimit të epidemisë, roli i zonjës Hoover ishte që të mbështeste familjarët nëse një i afërm i tyre ishte i sëmurë.

Por tani punëtorët e NHS mund të jenë personi i fundit që pacienti i tyre sheh.

Ajo shtoi:
Aty ku jemi kaq të përfshirë me familjet, duke u siguruar që jemi me ta në çdo hap të këtij procesi të përfundimit të jetës, në atë mjedis ku jemi vetëm ne me pacientët. Është diçka shumë e vështirë për ta përballuar.
Në klipin e shkurtër zonjës Hoover i bashkohet edhe kolegu i saj Dr Andrew Johnson, i cili është këshilltar në kujdesin intensiv.

Britania e Madhe raportoi së fundmi 596 vde ke në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, duke shënuar ulje të numrit të vik timave për të dytën ditë rradhazi.

Numri i përgjithshëm i vik timave arriti në mbi 16 mijë, ndërsa autoritetet kanë thënë kulmi i epidemisë mund të ketë kaluar tashmë.

Por shkëlqimi i këtij lajmi të mirë mund të zbehet për shkak se gjatë orëve të fundit u rrit numri i infeksioneve të reja, ku 5850 persona u testuan pozitivisht, duke e çuar në mbi 120 mijë numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit.