Lajme Javore

Informohu i pari

Gjobat e falura nga Rama, patentat dhe makinat e bllokuara do tu kthehen qytetarëve brenda 15 majit

Makinat dhe patentat e bllokuara të qytetarëve që kanë shkelur karantinën do tu kthehen brenda datës 15 maj.
Vendimi për kthimin e patentave dhe automjeteve të bllokuara është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndërsa, paratë e falura tashmë do të kalohen automatikisht në llogarinë bankare të individëve të gjobitur.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare saktësohet se marrja e parave do të kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individëve të gjobitur.

Si do i kthehet detyrimi?

Kthimi i shumës së detyrimit të falur port ë paguar, për masat administrative me gjobë merret nga zëri përkatës I buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma me urdhër të nëpunësit të parë të autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në llogaritë bankare të individit ose në mungesë të saj, kjo shumë I dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për tia dorëzuar subjektit përfitues.

Të gjitha institucionet duhet të dërgojnë listën e personave të gjobitur përshirë dhe shumën dhe të dhënat e tjera brenda datës 30 prill.

Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur mën administrative do të bëhet brenda datës 15 maj 2020.

Lejet e drejtimit

Të gjitha lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara duhet të kthehen brenda 15 majit 2020 tek subjekti përfitues. Ky akt normative hyn në fuqi menjëherë sapo publikohet në fletoren zyrtare.

“Falen jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!” shkruan Rama ne facebook.

Duke shtuar “ Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…”