Ka os në rrugët e Torinos në Itali, dhjetëra njerëz dalin në rrugë kundër policisë
Këtë diel ka pasur tensionim të situatës në qytetin e Torinos, ku dhjetra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar dhe për të ndaluar oficerët e policisë që për të të arrestonin autorët e dyshuar të një gr abitjeje ndaj një burri të moshuar.
Protestuesit u përpoqën të parandalonin arrestimin e dy grabitësve të dyshuar.
Mediat italiane shkruajnë se disa patrulla policie mbërritën në vendngjarje dhe dhjetëra njerëz dolën në rrugë, gjë e cila solli përpl asje midis palëve.
Një nga protestuesit e revoltuar tha:
Ata po na bëjnë të sëmurë, ata po na vr asin dhe nuk na japin para për të mbijetuar. Është koha për të dalë në rrugë dhe t’i japim policisë dhe politikanëve atë që po na japin.
Policia njoftoi se dy gra bitësit e dyshuar janë arrestuar. Gjithashtu, policia arrestoi edhe katër persona, të cilët ishin protagonistë në inc identet e regjistruara këtë të diel.
Ata janë dy burra dhe dy gra, ndërsa dy gra bitësit e dyshuar janë dy marokenë, 28 dhe 36-vjeç, të cilët nuk ishin emra të panjohur për policinë.
I moshuari që ra pre e gra bitjes njoftoi 112 dhe agjentët e policisë identifikuan dy gra bitësit e dyshuar.