Lajme Javore

Informohu i pari

Ndahet papritur nga je ta në moshën 52-vjeçare ish-sportisti i njohur shkodran

Një lajm i trishtë vjen nga Shkodra, ku është nd arë nga je ta në mënyrë të papritur një nga ish-sportistët dhe biznesmenët më të njohur të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për Nikolin Karrocën, i cili ndërroi j etë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Karroca njihej edhe si donator dhe drejtues i ekipit të hendbollit të Vllaznisë në vitet e fundit.

Ndarja e papritur nga je ta e 52-vjeçarit, i cili është vlerësuar në anketën e organizuar nga SK Vllaznia si një nga hendbollistët më të mirë të shekullit, ka qenë një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë, por edhe për gjithë qytetin e Shkodrës dhe sportin shqiptar.

Karroca njihej edhe si biznesmen i suksesshëm në fushën e fasonerisë, ku prej disa vitesh ishte administrator i një fabrike këpucësh.