Japonia go ditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar këtë të hënë në brigjet lindore të Japonisë.
EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 60 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 120 km në verilindje të qytetit SEndai-shi, që ka një popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh.
USGS raportoi se epiqendra ka qenë 50 km larg bregdetit të Miyagi, duke vlerësuar si të ulët rrezikun e vik timave dhe dëmtimeve.
Deri më tani, nuk ka paralajmërime për ndonjë tsunami të mundshëm.
Lëkundjet e fuqishme të tokës u regjistruan rreth orës 5.30 të mëngjesit me orën lokale (22:39 ora në Shqipëri).
Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, ku aktiviteti sizmik është mjaft i lartë.
Në vitin 2011, një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 9.0 goditi afërsisht 130 km në lindje të prefekturës Miyagi, duke lëshuar një tsunami me valë gjigande, i cili shkaktoi shkrirjen e reaktorit bërthamor të Fukushimas, duke v rarë afro 16 mijë njerëz.
Kujtojmë këtu që një tërmet me të njëjtën magnitudë si ai që goditi sot Japoninë ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor të vitit të kaluar, i cili u mori jetën 51 personave.