Lajm tronditës nga Parisi, gjenden gjurmë të koronavirusit edhe në ujë
Një lajm tro nditi Parisin ditën e sotme. Nga 27 pikat e ujit nga ai që pastrohen rrugët e qytetit, 4 prej tyre rezultuan të kontaminuara nga COVID-19.
Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm, shkruajnë mediet franceze.
Institucionet lokale njoftuan se rrjeti i ujit të pijshëm është i ndarë nga ai që përdoret për pastrimin e rrugëve të qytetit. Kështu që njerëzit mund të pinë pa frikë ujin. Pas këtij zbulimi u ndalua rreptësisht përdorimi i linjës tjetër që përdoret për pastrim.
Franca deri tani ka 152,578 të prekur dhe 19,718 vik tima nga COVID-19.