Përmirësim i shifrave në vend/ 56% e të prekurve janë shëruar, ja si paraqitet situata në Shqipëri (Video)
Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë qytet me numrin më të madh të rasteve pozitive me Covid19. 14 rastet e reja në 24 orët e fundit e çuan totalin e të prekurve në vend në 562. Por çfarë na tregojnë shifrat e të prekurve, të shëruarve dhe atyre që fatkeqësisht nuk ia dolën ta fitojnë betejën me këtë virus?
Nga një analizë e totalit të të prekurve dhe atyre që janë shëruar rezulton se përqindja e te shëruarve arriti ne 56%, ose 1 % me shume se ditën e djeshme.
Ulje ka pësuar edhe numri i të sëmurve aktiv.
Ku numër u ul ne 39 % ose 1% më pak se ditën e djeshme.
Këto shifra na tregojnë se jemi përballë një përmirësimi të ngadaltë.
Por nga ana tjetër vërehet edhe rritje e numrit te infektimve në raport me ditën e djeshme.
Nga një analizë e të dhënave të 10 ditëve të fundit mbërrihet në përfundimin se jemi përballë luhatjeve të dukshme përsa i përket infektimeve.
Pavarësisht progresit në shkëputjen e zinxhiri të infektimit të gjitha të dhënat na tregojnë se virusi është ende aktiv dhe beteja për ta mundur duhet të mos ndalet. Askush nga me nuk duhet të flejë mbi dafina e ulur vigjilencën e kujdesit paçka se masat e ashpra të izolimit kanë pësuar lehtësime./tch