Lajme Javore

Informohu i pari

Donte të bëhej kreative gjatë izolimit, 27 vjeçarja përfundon me këmbët e thyera

Teksa izolimi për shkak të pandemisë vazhdon, të gjithë po përpiqen të gjejnë mënyra kreative për të mbushur ditën. Një prej gjërave që ka tërhequr më tepër njerëz gjatë kësaj periudhe, është aplikacioni TikTok dhe sfidat që bëhen në të. Mijëra njerëz përpiqen të bëjnë sfida të ndryshme, si një mënyrë për të kaluar edhe pak kohën.

Por, gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për një mama 27 vjeçare. Ndërsa përpiqej të mësonte një prej kërcimeve më të njohura të TikTok, ajo ka pësuar një incident. Sapphire Charlesworth, po përpiqej të mësonte një kërcim me partneren e saj dhe është rrëzuar papritur. Si pasojë, ajo këputi ligamentet në të dyja këmbët.

Sapphire ka thënë:

Ne thjesht po ushtroheshim për të mësuar kërcimin dhe më pas ta postonim. Vetëm kur papritur, rrëshkita dhe nuk po çohesha dot më nga dyshemeja. Kisha një dhimbje të tmerrshme, por partnerja nuk po më besonte që isha vr arë vërtetë. Pritëm pak nëse dhimbja do të kalonte, por ishte e pamundur, kështu që njoftuam ambulancën. Pasi më vizituan, mjekët më thanë që kisha thyer kyçin e këmbës së djathtë dhe kisha këputur ligamentet. Në varësi të rekuperimit të tyre, ndoshta mund të kem nevojë edhe të operohem. Prandaj, këshilloj të gjithë të tregohen të kujdesshëm teksa përpiqen të mësojnë diçka të re.