Falja e gjobave, ja afati i kthimit të parave, licencave dhe patentave të bllokuara
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani nga policia për këmbësorët dhe shoferët që thyen masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë sot është vendosur të kthehen të gjitha gjobat e paguara deri në datën 30 prill.
Sakaq, kthimi i lejeve, licencave, patentave dhe mjeteve të bllokuara do të bëhet brenda datës 15 maj të këtij viti.
Kujtojmë që Rama deklaroi se janë vendosur 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtuesit e automjeteve, duke paralajmëruar se në të ardhmen nuk do të ketë më falje, por masa edhe më ndëshkuese.
Akti Normativ:
PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Falja e masave administrative
Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.
Neni2
Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë
Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, përmasat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma,me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020.
Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020.4.
Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Neni 3
Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara,në zbatim të masave administrative
Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ,si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues.
Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama/newsbomb