Lajme Javore

Informohu i pari

Pashkë në kohën e Covid-19, i moshuari: Jemi në “diktaturë”, e të burgosurit marrin ajër

Një video vjen sot nga qyteti i bukur i Korçës i cili njihet për kremtimin e përvitshëm të Pashkëve.

Duket se këtë vit janë më të vakëtat në 30 vjet. Madje të kujtojnë edhe kohën e diktaturës.

Është krijuar thuajse e njëjta skemë si dikur, besimtarët kanë festuar në shtëpitë e tyre duke u fshehur si dikur regjimit.

Edhe masat shtrënguese të vendosura kanë penguar njerëzit të shkojnë në koshtë.

Pak veta kanë thyer karantinën dhe kanë guxuar të shkojnë në kishë.

Jemi në diktaturë, na kanë mbyllur mbrenda në katër mure. Edhe të burgosurit i nxjerrin në oborr të marrin ajër, ne nuk na lënë.
Në katedralen e qytetit shihen vetëm nëna me fëmijë të cilave për fat u përkoi dita e lirë me festën e shenjtë.