Fatmir Hysenbelliu: Jam rritur me shërbëtore dhe kuzhinierë, por tani nga koronavirusi
Fatmir Hysenbelliu, i njohur në rrjetet sociale, për udhëtimet dhe jetesën luksoze, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel.
Duket folur nga tarraca e apartamentit të tij, Hysenbelliu u shpreh se po shijon gatimet e mamasë së tij, të cilat i përlqejnë tej mase, pavarësisht se thotë që “rritur me shërbëtore dhe kuzhinier”.
“Mamaja ime gatuan shumë mirë. Edhe pse jemi rritur me shërbëtore, kuzhinier dhe me të gjitha, unë kur jetoja me prindërit, i thosha gjithmonë, dua ti të më gatuash. Këto ditë jam kënaqur nga ushqimet e ndryshme që ajo bën, nga gjellët”, tha Hysenbelliu.