Lajme Javore

Informohu i pari

Italianët në telashe! Pas koronavirusit, ‘zgjohet’ dhe vullkani Etna, dridhet toka e qielli mbushet me tym

Mesa duket telashet nuk paskan pasur të sosur për Italinë. Pas lu ftës me koronavirusit, tani italianët duhet të shqetësohen edhe për një tjetër problem. Mëngjesin e sotëm, vullkani i vetëm aktiv në Itali, ai Etna duket se është ‘zgjuar’ duke lëshuar llavë dhe duke shkaktuar lëkundje të tokës.

Zona përreth vullkanit është e gjitha e shkretuar kështu që nuk përbën asnjë rr ezik për njerëzit, edhe pse krateri i tij Voragine, ka filluar ‘zgjimin’ që nga shtatori i vitit të shkuar.

Etna gjithashtu e njohur dhe si Muncibeddhu ndodhet në bregdetin lindorë të Sicilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanijës. Ajo mbetet një ndër vullkanet më aktive në botë, megjithatë sipas ekspertëve me kalimin e kohës vullkani do të shuhet.