Lajme Javore

Informohu i pari

Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit

Meqë dita e Hënë (datë 20 Prill) është pushim si rrjedhojë e festës së Pashkëve Ortodokse, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se përcjellja e video-ligjeratave nga mësuesit për nxënësit do të jepen edhe të Shtunën, me datë 25 Prill sipas orarit të njëjtë.

Njoftimi:

Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.