Lajme Javore

Informohu i pari

Paralajmërimi i ekspertit të OBSH-së: Do jetojmë me Covid-19 deri në një të ardhme të paparashikueshme

Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit deri në një të ardhme të paparashikueshme, pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme

Ky është paralajmërimi i fortë i David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London dhe i dërguari i OBSH-së për Covid-19 në Britaninë e Madhe.

Eksperti i shëndetësisë tha se bota do të duhet të përshtatet me problemin në vazhdim. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur numri i të infektuarëve në mbarë botën u rrit në 2.3 milion, dhe janë shënuar 160,000 vde kje.

Dr Nabarro u shpreh:

Nuk dihet nëse do të zhvillohet një vaksinë efektive për virusin. Disa viruse janë shumë të vështira kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave. Pra, për një të ardhme të parashikueshme, ne do të duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar jetën tonë me këtë virus si një kërcënim i vazhdueshëm.
Studiuesit në të gjithë botën po punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të zhvilluar një vaksinë të përparuar, por deri më tani kanë mbetur thjesht prova.