Lajme Javore

Informohu i pari

Visjan Ukcenaj maskohet si grua dhe nxjerr djalin shëtitje

Kryeministri Edi Rama lajmëroi ditën e djeshme se këtë të Dielë të gjitha nënat me fëmijë deri në 10 vjeç mund të dalin deri në orën 11:00. Mirëpo aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj ka vendosur të jetë ai që nxjerr për shëtitje vogëlushin e tij.

Këtë e ka treguar vetë aktori me anë të një postimi në Instagram. Visjani ka publikuar një foto me djalin e tij të vogël, Divinin dhe me humor shkruan se është maskuar si nënë dhe ka dalë nga shtëpia.

“Sot u maskova si nënë dhe dola. Divini ka dalë për pak vitaminë D…Ndërkohë po kërkon dhe kokërdhoket e syve të babit për t’i zmontuar nga vendi”, shkruan ai.