Lajme Javore

Informohu i pari

Sot “imunitet nga virusi” vetëm nënat dhe fëmijët, të tjerët në shtëpi

Shqipëria vazhdon ende të jetë në një shtetrrethim përsa i përket masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pas ditës së djeshme ku u lejuan të dilnin ga shtëpitë vetëm të moshuarit, deri në orën 11, sot është radha e nënave me fëmijë nën 10 vjeç.

Kjo ‘liridalje’ u njoftua ditën e djeshme nga kryeministri Rama, i cili mesa duket ka zgjedhur të privilegjojë ditë pas dite mosha të caktuara për të thyer shtetrrethimin, edhe pse virusi nuk njeh diçka të tillë.

Gjatë daljes nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Ndërkohë të gjithë burrat, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit do të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.

Kujtojmë se nga e hëna do të rihapen edhe disa biznese të caktuara, në fashat e orarit 05:00-17:30.