Lajmi për ‘importin e gjakut” nga Serbia ishte i pavërtetë. Ky është shpjegimi…
Sot gjatë ditës ka qarkulluar një lajm se Kosova dikur kishte importuar gj ak nga Serbia. Por, doli se ky lajm është i pavërtetë. Këtë lajm e ka demantuar Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës ka sqaruar se cështja e importit të gj akut nuk është e vërtetë.
“Dogana informon opinionin se kjo cështje nuk është e vërtetë pasi gjatë dy viteve të fundit importi i ashtuquajturi i gja kut njerëzor është në sasi prej rreth 2 kg dhe atë nuk është gja k njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostifikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj”, thotë Dogana e Kosovës për Express.
Gjithashtu, për këtë lajm ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se Qeveria Haradinaj nuk ka blerë asnjëherë gj ak nga Serbia.