Ringjallja e Krishtit/ Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën
Krishti u Ngjall, me këtë urim besimtarët ortodosë pritën Pashkën, ditën e ngjalljes së Jezu Krishtit.
Ishte një Pashkë që ndryshe nga vitet e tjera i mbajti besimtarët larg kishave për shkak të masave kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, liturgjia u përcoll nëpërmjet televizionit dhe mediave sociale.
Kryepeshkopi Anastas Janullatus, ndërsa uroi Pashkën, iu bëri thirrje besimtarëve që ta mundin pandeminë duke mos pasur frikë.
Sipas traditës besimtarët shkojnë në kishë në vigjiljen e Pashkës për të marrë dritën e shenjtë dhe përpalsin vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, por kësaj here Kisha tha se ata mund të ndezin qirinj në shtëpi. Festa vazhdon sot me drekën e Pashkës.