FOTO/Mjekët i thanë se nuk do të mbijetonin, mamaja ndan fotot e foshnjave binjake, lindën 22 javëshe
Një mama në Karolinën e Veriut ka ndarë foto të mrekullueshme të momentit kur foshnjat e saj binjake identike erdhën në jetë duke u bërë kështu bebet e dyta më shtatanike që mbijetuan.
Ato lindën pas vetëm 22 javësh dhe të dy prindërve u ishte thënë se shancet e mbijetesës ishin pothuajse inekzistente.
Dorashka e ëndrrave, pajisja që regjistron gjithçka që shohim në gjumë
Mamaja tregon se stafi mjekësor i tha se shancet që vajzat të lindin të gjalla ishin 0%, por ato ia dolën mbanë.
Binjaket ende vuajnë nga disa probleme shëndetësore, por besohet se muajin tjetër prindërit mund t’i marrin ato në shtëpi.
“Është një mrekulli e Zotit që unë munda t’i shoh ato të rriten,”tha mamaja për foshnjat e saj.