Tërmeti zgjoi banorët e Cërrikut, nuk ka raportime për dëme
Një tërmet i magnitudës 3.5 i shkallës Rihtër është regjistruar dje rreth orës 23.40 me epiqendër zonën e Cërrikut, duke zgjuar banorët e qytetit dhe të zonave përreth, por duke u ndjerë edhe në Elbasan dhe Lushnje.
Tërmeti ndodhi rreth 5 kilometra në brendësi të tokës, dhe për momentin nuk janë sinjalizuar dëme.
Ndërkohë, në një lidhje telefonike për “News24”, gazetari Fatmir Popja tha se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.