Italia shënon shifrën më të ulët të vik timave ditore përgjatë një muaji
Ditën e sotme, Italia ka raportuar 482 vd ekje nga koronavirus. Kjo është shifra më e ulët ditore që Italia regjistron prej gati një muaji. Numri i përgjithshëm i vd ekjeve ka shkuar në 23.227 ndërsa i rasteve të reja në 175.925, me 3.491 raste brenda 24 orësh. Numri i personave në kujdesin intensiv ra me 79 në 2.733.
Pothuajse gjysma e këtij numri janë në Lombardi, epiqendrën e shpërthimit të vendit.Rënia e shifrave ka filluar që prej fundit të marsit dhe duket se është duke ecur ashtu siç shpresohej. Ndërkaq, 2.200 njerëz të tjerë janë shëruar dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Italia ka qenë nën mbyllje më të gjatë se çdo vend tjetër evropian, pasi u vendos një karantinë mbarëkombëtare në 9 Mars.
Zyrtarët kanë folur për një fazë të dytë, në të cilën Italia mëson të jetojë me virusin derisa të zhvillohet një vaksinë.Një numër i kufizuar i dyqaneve të librave dhe rrobave për fëmijë u lejuan të rihapeshin këtë javë së bashku me disa biznese bujqësore. Italia shpreson të përdorë një aplikacion smartphone për të identifikuar shpërthimet e reja pasi të hiqet karantina.
Komisioneri i koronavirusit Domenico Arcuri nënshkroi një dekret duke dhënë kontratën e aplikacionit kompanisë Bending Spons. Dekreti i Arcuri thotë se aplikacioni falas duhet të ruajë anonimitetin e përdoruesve dhe të mos gjurmojë vendndodhjen. Rajoni i Lombardisë ndërkaq po planifikon të fillojë kryerjen e testeve të imunitetit javën e ardhshme, të cilat do të pasohen me dhënien e “çertifikatave” për njerëzit që konsiderohen imunë ndaj Covid 19.