“Duan të më ndajnë nga gruaja”, qytetari: Xhaxhallarët kanë një vit që më bëjnë magji
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar pretendon se ka zbuluar “diçka të tme rrshme”, që sipas tij ia kanë bërë xhaxhallarët e tij.
Ai shprehet se jeton jashtë vendit prej disa ditësh është kthyer në Shqipëri për pushime, por si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, ka ngelur ende në karantinë.
Denoncuesi akuzon xhaxhallarët e tij se kanë gati një vit që i kanë bërë magji te fallxhoret për ta ndarë nga nusja.
Ai ka dërguar edhe disa foto, për të cilat thotë se janë xhaxhallarët e tij që po planifikojnë t’i bëjnë “të papriturën”, teksa flasin për jetën e tij.
Ai shkruan:
Pershendetje JOQ Albania! Erdha ne Shqiperi disa dite me pushime dhe kam ngelur akoma ketu nga karantina, vetem kur sot zbulova qe xhajat e mi paskan nje vit qe me benkan magji neper fallxhoret e fushkrujes qe te me ndajne nga nusja. Cudira Dibrane. Zot na ruaj mendjen e kokes se njerzit ketu nuk jane ne terezi. Ca me shpjegu mer burr amon, ca jane keto njerez keshtu, sju pelqen njerzve gruja ime e dalin tu bo magji edhe burra se hajd te thuash femra, shofin shume telenovela dhe burrat, mire qe me rane keto bisedat nga dy xhajat e mi ne dore,njeri nga italia e njeria nga shqiperia tu fol ne ket menyre per jeten time, Zot na ruj nga keto njerez,,,
Kujtojmë këtu që në vendin tonë janë të shumtë ata që besojnë se” fenomene” të tilla si “magjia”, “mësyshi” dhe të tjera të ngjashme me këto, ekzistojnë dhe madje pretendojnë se kanë “prova” që i vërtetojnë.
Megjithatë, shkenca nuk e merr të mirëqenë ekzistencën e magjisë, ndonëse ka shumë spekulime rreth kësaj teme.