Emocionuese: Momenti kur vajza e gjen babain nga interneti pas më shumë se 20 vjetësh
Ray Bryant, nga kryeqyteti britanik, Londra, ka qenë duke jetuar për disa vite si i pastrehë rrugëve të pjesës lindore të Londrës. Atij i erdhi një befasi nga shokët e tij, të cilët filluan një fushatë për mbledhjen e fondeve për t’ia siguruar atij një shtëpi para Krishtlindjeve.
Nga rastësia, fushata i pa nga 22 vjeçarja, Annie, e cila jetonte në qytetin Devon. Asaj nuk iu desh shumë që ta kuptonte se njeriu që në fotografi është babai të cilin e kërkonte për shumë vite.
Ray kishte një të kaluar të dhimbshme. Ai kur ishte i ri, u fut në b urg nga autoritetet për shkak se e kapën duke përdorur dro gë. Që nga ajo kohë ai kishte humbur kontaktet me familjen, për shkak se nëna e vajzës së tij u zhvendos nga vendi ku po jetonte.
Ai që nga dalja prej burgut, jetoi si i pastrehë në rrugë, në një garazhë të një dyqani. E këtë ia lejonte sigurimi i dyqanit, vetëm sepse ai e mbante vendin pastër.
Annie u rrit si jetime, dhe asnjëherë më nuk i kishte parë prindërit e saj.
BBC, ka sjellë emocionet e takimit mes babait dhe bijës të cilët për herë të fundit e panë njëri-tjetrin kur Annie ishte vetëm 2 vjeçare, transmeton Gazeta Express.