Lajme Javore

Informohu i pari

Emigrantët sirianë të bllokuar në Shqipëri: Natën e kalojmë jashtë, s’gjejmë ushqim

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar dhe emigranët sirianë. Ata po kalojnë momente të vështira dhe tregojnë edhe se natën e kalojnë jashtë.

Ata thotë se ecin për ditë të tëra në këmbë dhe në shumë raste vuajnë edhe për ushqim. Mes tyre ka edhe fëmijë. Për ‘report tv’ një prej tyre ka thënë:

Unë jam nga Siria për shkak të situatës që është krijuar atje jam larguar. Ka më shumë se 1 muaj që kam hyrë në territorin shqiptar së bashku me shokët e mi dhe disa ditë kemi qëndruar në kampin e refugjateve në Tiranë. Më pas u larguam nga kampi për të shkuar në Malin e Zi. Kemi 10 ditë që ecin në këmbë. Kemi qëndruar tre ditë në Han të Hotit, por nuk na lejuan që të kalojmë në Mal të Zi. Natën e kalojmë jashtë dhe po përballemi me shumë vështirësi, na duhet të udhëtojmë për disa orë për të arritur sërish në Tiranë. Të holla kemi edhe për pak ditë, por po hasim vështirësi për të siguruar ushqim. Dyqanet janë të mbyllura.
Ata kanë thënë edhe se janë të frikësuar se mos infektohen me koronavirus, por më tej kanë shtuar se po mundohen të tregojnë kujdes.