Mjeku Pipero: Masni temperaturën në mëngjes para se të shkoni në punë
Mjeku, Pëllumb Pipero ka folur së fundmi në lidhje me situatën e krjuar në vendin tonë nga koronavirusi. Gjatë një interviste në ‘fax news’ ai ka rekomanduar që punonjësit brenda mjediseve të punës të mbajnë maska, të ajrosen dhe të masin temperaturën në mëngjes para se të shkojnë në punë.
Fjala e tij:
Unë besoj dhe rekomandoj punonjësit që brenda mjediseve të punës të mbajnë maska, të ajrosen, dhe nuk iu kushton asgjë të masin temperaturën në mëngjes para se të shkojnë në punë, por edhe bizneset para se punonjësit të futen në punë. Krahas masave duhet që të ketë edhe monitorim për të mos lejuar në asnjë rast të kemi raste të reja. Kemi të vështirë të themi nëse numri i rasteve të fundit është normale. E rëndësishme është gjurmimi i rasteve të kontaktit. Do ketë ndryshime numri, por ulja e numrave së fundmi është optimiste.
Më tej gjatë ky mjek ka thënë se pacientët me koronavirus të shtruar në spital janë në gjendje relativisht të mirë. Më pas ka shtuar:
4 apo 5 janë në terapi intensive por në gjendje të qëndrueshme. Ka shumë të panjohura ky virus, dhe ne jemi të rezervuar, sepse kështu është përgjithësisht ecuria e sëmundjes që është në më të mirën e mundshme në bazë të skemave nëpër botë. Jam optimist, besoj se në Maj do të ketë më shumë lehtësim të rasteve edhe më shumë liri në lëvizje dhe punë.
Ndërkohë në vendin tona vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.