Lajme Javore

Informohu i pari

“Duro jeta ime”, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv përl ot me dedikimin prekës për të birin, s’e takon prej një muaji nga fri ka e Covid-19

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë.

TIRANË– Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status pr ekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga f rika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë.

“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos. Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.

Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa bet ejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.