Lajme Javore

Informohu i pari

Britania e Madhe nis javën e ardhshme testimin e vaksinës kundër koronavirusit te njerëzit

Shkencëtarët kanë njoftuar ditën e sotme se një vaksinë eksperimentale mund të jetë gati brenda javës së ardhshme.

Duke nisur nga java në vijim, do të nisin provat e para të vaksinës tek njerëzit. Këto prova, Britania e Madhe do i bëjë pikërisht tek vullnetarët e NHS, tek të cilët do të injektohet doza e parë e vaksinës.

Ekspertët në Universitetin e Oksfordit shpresojnë të kenë së shpejti një vaksinë të gatshme për prova klinike, me një milion doza në dispozicion deri në shtator.

Sarah Gilbert, një profesore e vaksinologjisë tha:

Personalisht kam një shkallë të lartë besimi. Mendoj se ka një shans shumë të madh për të arritur rezultatet e kërkuara. Ka mbetur vetëm pjesa e fundit e testimit dhe më pas do të jepet doza e parë tek vullnetarët. Besoj se pa ardhur vjeshta, të gjithë mund të kenë në dispozicion vaksinën.