Lajme Javore

Informohu i pari

E solli në jetë teksa ishte në terapi intensive, 27-vjeçarja merr në krahë për herë të parë vajzën e saj

Angela Primachenko, është një 27 vjeçare e cila përfundoi në koma mjekësore pas infektimit me Covid 19. 27 vjeçarja ndërkohë ishte edhe shtatzënë dhe mjekët kanë luftuar për të shpëtuar jo vetëm jetën e saj, por edhe të fëmijës së palindur ende. Për rreth një jave ajo qëndroi në gjendje kome, javë në të cilën erdhi në jetë edhe vajza e saj.

Mjekët ishin të detyruar të bënin lindjen e vajzës me operacion, për të mos rrezikuar më tej jetën e saj. Kur Angela doli nga koma dhe fitoi vetëdije, zbuloi se tashmë ishte një nënë e re. E vetmja gjë që mbante mend, ishte se ishte ndjerë keq dhe në momentin që u zgjua, Angela përjetoi emocionin më të bukur pasi takoi për herë të parë vajzën e saj.

27 vjeçarja ka thënë:
Unë u zgjova dhe papritur shikoj që nuk kisha më bark. Ishte e jashtëzakonshme. Kur je aq e sëmurë, përpiqesh të luftosh me sa forca ke për jetën tënde. Fokusi im nuk ishte frika, por të sigurohesha që vajza ime do të ishte e shëndetshme. U zgjova dhe gjeta në krahët e mi dhuratën më të bukur dhe tani nuk e imagjinoj dot botën pa të. Është një situatë sureale, për të cilën nuk do të rresht kurrë së falenderuar mjekët që u kujdesën për ne.