Lajme Javore

Informohu i pari

Vajza 9-vjeçare në Durrës shpërthen në lotë: Nuk kam telefon, ngela pa mësim (Video)

Emisioni inestigativ “BOOM” solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria ka filtra” rastin e familjes Allamani në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Periudha e izolimit për shkak të koronavirusit ka rënduar së tepermi jetën e 9 pjesëtarëve të familjes.

Kryefamiljari Sure Allamani ka 20 vite që është i paralizuar, ndërkohë që edhe djali i tij së bashku me 4 fëmijët po përballen me probleme të rënda ekonomike.

Në dy muaj karantinë, askush nuk ka shkuar për ti dërguar ndihma.

“Kam 20 vjet i sëmurë, nuk ka ardhur njeri me më pa, jo me më ndihmu. Jemi dy pleq, çuni vetë i gjashtë. As ndihmë, asgjë.”

“Vetëm panolina do 1500 lekë në ditë, ilaçet ku t’ja marr?3-4 herë në muaj e çoj në spital. Po marrim borxh për ushqime, kur nuk na japin rrimë pa ngrënë. U bëj thirrje të na sjellin ushqime, të na ndihmojnë. Jemi 9 pjesëtarë. Për mësimin online nuk kemi internet, ku të mësojnë fëmijët?”

Anjeza, vajza 9-vjeçare e familjes Allamani, ka mbetur gjatë gjithë kësaj kohe pa mësim kur po trumbetohet fort ai online.

Kur nisi ky proces, si duket Ministria e Arsimit nuk ka menduar për familjet me vështirësi ekonomike që nuk kanë telefona dhe internet.

“Nuk kam telefon që të marr mësuesin në telefon për të bërë detyrat. Nuk kam mësuar dot. Nuk kam telefon të bëj detyrat. Dua telefon të bëj detyrat.”