Lajme Javore

Informohu i pari

Kjo problemë është kaq e thjeshtë, por shumica prej jush s’do ta zgjidhë dot

Fakt: Ne i ndërlikojmë gjërat më shumë seç janë. Fakt ilustrues: Problema në vijim!

Ditëlindja e Anës është në një nga datat e mëposhtme:
– 15 maj
– 16 maj
– 19 maj
– 17 qershor
– 18 qershor
– 14 korrik
– 16 korrik
– 14 gusht
– 15 gusht
– 17 gusht.

Ana i ka thënë Bledit vetëm muajin e lindjes, ndërsa Brajanit vetëm datën e lindjes.
Bledi: “Unë nuk e di ditëlindjen e Anës, por jam i sigurt që aq Brajani nuk e di.”
Brajani: “Në fillim nuk e dija, por tani e di.”
Bledi: “Tani e di edhe unë.”

Gjeni ditëlindjen e Anës.

Asnjë ide?

Kjo problemë është kaq e thjeshtë, por shumica prej jush

U dorëzuat?!

Kjo problemë është kaq e thjeshtë, por shumica prej jush

Zgjidhja!

Në pohimin e parë, përjashtohen muajit maj dhe qershor, sepse kanë data unike, që nuk përsëriten te muajt e tjerë dhe nëse ditëlindja do ishte në datën 18 ose 19, do merrej vesh muaji. Pra, kur Bledi thotë që Brajani nuk e di ditëlindjen, atij duhet t’i jenë thënë muajt korrik ose gusht.

Ngelen datat:

-14 korrik
-16 korrik
-14 gusht
-15 gusht
-17 gusht.

Në pohimin e dytë, Brajani thotë se tashmë ai e di. Nëse do t’i ishte thënë data 14, ai s’do ta dinte sepse 14 përsëritet në dy muaj. Kështu ngelen vetëm:

-16 korrik
-15 gusht
-17 gusht

Në pohimin e tretë, Bledi thotë se tashmë edhe ai e di. Fakti që ai e gjen kur di vetëm muajin, del që është data 16 korrik, sepse për gushtin ka dy alternativa.

Nëse as me ketë shpjegim nuk e kuptuat, lexoni komentet te ky postim sepse janë disa ndjekës me më shumë durim sesa ne.