Lajme Javore

Informohu i pari

Flet eksperti i Shëndetit Global: Koronavirusi mund të ketë 9 valë rikthimi

Deri në 40,000 britanikët mund të vde sin në valën e parë të koronavirusit, duke e kthyer atë në vendin më të prekur në Europë nga pandemia.

Të paktën këtë beson Profesori Anthony Costello, nga Instituti i Shëndetit Global. Megjithatë, ai mendon se masat e marra janë të mira dhe njerëzit mund të ndihen më të qetë dhe të mbrojtur prej tyre. Profesori thotë se Britania mund të goditet ndoshta nga 9 valë të Covid 19, të cilat mund t’i përballojë po me të njejtat masa.

Profesori Anthony Costello ka shtuar:

Vala e parë e pandemisë mund të shkaktojë deri në 40.000 vik tima. Besojmë se distancimi social dhe masat e tjera, do të sjellin një frenim të pandemisë. Por, duhet të jemi të përgatitur për valët e mëtejshme. Duhet të sigurohemi që të kemi një sistem të mirë, në të cilin numri i testeve nuk është i limituar. U treguam të ngadaltë përsa i përket një numër gjërash, të cilat tashmë po e kthejnë Britaninë ndoshta në vendin me nivelin më të lartë të vde kjeve. Por, tani e kemi marrë mësimin. Pandemia mund të ketë rreth 9 valë të tjera në Britani dhe ne duhet të jemi gati për t’i përballuar.