Lajme Javore

Informohu i pari

Babai shqiptar dhuron spektakël, vishet si klloun për fëmijët në Itali

Dukej një pasdite si gjithë të tjerat pas masave të ndërmarra nga qeveria italiane për t’u izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duket se në shtetin fqinj por edhe në vende të tjera rutina e të rriturve është thuajse e njëjtë, punë shtepi, gatim, ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë etj.

Ndërsa për fëmijët është pak më e vështirë pasi kanë dëshirë dhe nevojë të mbushin ditën me ngjyra dhe të shmangin rutinën.

Ndaj edhe shpesh për ta duket se ora ngec dhe dita nuk kalon.

Gentjan Lekaj (Gheno për miqtë), është një baba vërtet i veçantë pasi një pasdite u vesh si klloun dhe dha një shfaqje të vogël krejt vetëm në kopështin e shtëpive të lagjes ku banon.

Ai e dha shfaqjen për fëmijët e tij po edhe për fëmijët e lagjes të cilët e ndoqën me vëmendje nga dritaret e shtëpive të tyre.

Nuk munguan të qeshurat dhe duartrokitjet për të, pavarësisht se nuk është klloun në profesion.

Gentjani ndjeu se duhej të bënte diçka për të vegjëlit të cilët duket se po mundohen më shumë nga të gjithë prej izolimit.