“200 lekë sufllaqja, i bie të bëhem vr asës me pagesë”, emigrantët e karantinuar në Gjirokastër në pikë të hallit, në Durrës paguhen shumëfish, shqiptari: Air Albania tha ta shkruanim emrin 4 herë
Ata deklarojnë se kanë pranuar që të strehohen në hotele me shpenzimet e tyre, sepse nuk kishin zgjedhje tjetër, por që tashmë nuk kanë para për të blerë as ushqim.
SHQIPËRI– Emigrantët shqiptarë, që janë kthyer nëkohë karantinimi dhe sipas urdhërave të dhënë nga kryeministri Edi Rama janë futur në karantinë për 14 ditë, kërkojnë ndihmë nga qeveria. Ata deklarojnë se kanë pranuar që të strehohen në hotele me shpenzimet e tyre, sepse nuk kishin zgjedhje tjetër, por që tashmë nuk kanë para për të blerë as ushqim.
Në një lidhje telefonike në Report Tv, me gazetaren Aida Tancica, ata rrëfejnë se edhe pse në testet e bëra për Covid-19, kanë rezultuar negativë, duhet të vijojnë karantinimin por nuk kanë para.
Janë 22 shqiptarë që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim që thonë se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit, pasi edhe sufllaqja ka shkuar 200 lekë.
Madje njëri deklaron se ka qenë në Itali për vizitë dhe më pas ka shkuar në Greqi. Pasi ka bërë 14 ditë karantinim në Greqi, ka ardhur në Shqipëri, ku duhet të bëjë të njëjtën gjë, por Pëllumb Kadiu, nuk ka më para.
“Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t’i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vr asës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç,”– thotë Kadiu.Lino Veizaj, i ardhur nga Greqia tha se nuk ka më asnjë lekë për të blerë ushqime.
“S’kemi më as lek,ë asgjë. Edhe këtu që na bënin analizat na kanë dalë negativë, për çfarë na mbajnë këtu?”– shton ai.
Veizaj thekson më tej se qëndrojnë 1 ose 2 veta në një dhomë ku paguajnë 20 mijë lekë të vjetra nata, dhe se ushqimin e porosisin në Fast-Food përmes një numri që i kanë lënë autoritetet.“Unë e pranova sepse ishte me kundërshtim, se thonin o do shkosh atje (në hotel), ose nuk kalon kufirin. Tani ne nuk kemi asnjë të ardhur, ku t’i marrim këto lekë. Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë, i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi leke në, ne për hall vemi në Greqi. Ndodhemi 22 veta. Jemi të gjithë ne, jemi mbledhur në korridor, s’kemi lekë të hamë, familja nuk ka lekë të na dërgojë, ku të shkojmë. Vetëm këtu të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë, ku të shkojmë. Pse mos të rrimë në shtëpi tonë. Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi. Të na çojnë në shtëpi, të rrimë në shtëpinë tonë, pse të rrimë rrugëve, tani ne lekët na mbaruar. Ne kemi edhe 8 ditë, shtyhet këtu 8 ditë pa ngrënë. Është ushtria poshtë, nuk lejohemi të dalim. Në dhoma jemi nga një nga dy veta. Sëmundja do të vijë nga që s’kemi çfarë të hamë, edhe vd ekja do na vijë ngaqë s’kemi çfarë të hamë. Ne nuk jemi të sëmurë, pse të vde sim për të ngrënë. Kosto ditore vete 10 mijë lekë, një kafe do ta pish, porositë i bëjnë nëpër një Fast-Foodi, na dhanë një numër. Ai i fast foodit na i sjell, i japim lekët. Nga sot e mbrapa nuk kemi më çfarë të marrë. Ne kur firmosëm thanë do paguani fjetjen ushqimet i jep shteti tre vakti. Rron robi me një bukë për 5 ditë,”- përfundon Veizaj.