Lajme Javore

Informohu i pari

Komuniteti rom në protestë, pensionisti: 70 mijë lekë marr, pagova dritat tani mbeta pa bukë!

Prej javësh banorë të komunitetit rom protestojnë për pamundësinë ekonomike.

Ditën e sotme dhjetra qytetarë të tjerë kanë protestuar në Kamëz për shkak se nuk kanë marrë ndihmë ekonomike madje ata pretendojnë se nuk kanë përfituar as ndihma në ushqime.

Ata tregojnë se ndihen të diskriminuar dhe se nuk janë përkrahur nga bashkia madje pak ndihma të përfituara nuk u kanë mjaftuar thuasje për asgjë pasi kanë familje të mëdha.

Një i moshuar tregon se pagoi dritat por s’ka më lekë për bukë.

Ne nuk përfillemi, po na diskriminojnë. Edit 100 mijë lekë i kushton vetëm kafja. Çfarë na del në 100 mijë lekë, jemi dhe të sëmurë. 60 mijë lekë më bëjnë vetëm ilaçet.
Unë e kam emrin Servet, kam plakën mora pensionin, plaka është pa punë, lava dritat dhe tani unë ngela pa bukë. Na thanë do ju japim ndihma as ndihma asgjë nuk më kanë sjellë. Jam pa bukë në shtëpi të vish të shikosh ti habitesh.

Dikur në mblidhnim kanace dhe e kalonim. Rama thotë mos dilni po çfarë të bëjmë ne. Nuk na duan ne gabelëve. Neve nëse nuk na do shtetit të na pushkatojë. Ai Rama del dhe thotë do ju japim ndihma.