“I premtoi 200 euro”/ “Bëmat” e Hasan Ahmetaj në Berat, arreston qytetarin në banesë se s’kishte autorizim
Denoncime të tjera janë bërë publike në adresë të drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.
Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e JOQ Albania, ku Ahmetaj shihej teksa dh unonte mjekun e urgjencës së qytetit Edison Skëndon, një tjetër qytetar ka denoncuar sërish “bëmat” e zyrtarit të lartë të Policisë.
Sipas disa pamjeve të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, Ahmetaj, pak ditë më parë ka qenë duke patrulluar në fshatin Dyshnik të Beratit. Ai papritur ka ndaluar përballë një banese dhe i ka kërkuar qytetarëve autorizimin e lëvizjes, edhe pse ata kanë qenë në oborrin e tyre.
Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin, pasi Ahmetaj nuk ka marrë atë që donte ka njoftuar policinë për të arrestuar personin që ai kishte “shenjëstruar”. Qytetari merret nga policia dhe më pas lihet i lirë. Ky lirim ka ardhur, pasi, sipas denoncuesit, i arrestuari i ka premtuar 200 euro drejtorit. Gjithashtu qytetari i “arrestuar”, nuk rezulton i tillë në Drejtorinë e Policisë Berat, aq më pak i gjobitur.
Denoncimi i plotë:
Pas ngjarjes së djeshme ku Drejtori I Policisë së Beratit Hasan Ahmetaj goditi dhe dh unoi dy vëllezër,njëri mjek dhe tjetri farmacist,me pretekstin e mungesës së autorizimit për lëvizje, në rrjet janë bërë virale disa video të tjera të tij.Një nga këto video tregon Hasan Ahmetajn duke patrulluar i vetëm në fshatin Dyshnik.
Drejtori I Policisë së Beratit i shkon qytetarit në shtëpi dhe i kërkon autorizimin,në momentin që qytetari kundërshton thërret gangsterët e tij ,të cilët vijnë dhe marrin në makinë qytetarin.Pasi i bëjnë presion me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet,e lënë qytetarin në mes të rrugës pas premtimit të tij për ti dhënë Drejtorit 200 Euro. Qytetari dëshmon se me gjithë “arrestimin” spektakolar tek dera e shtëpisë së vet, ai nuk figuron I ndaluar apo i gjobitur nga ana e Drejtorisë së Policisë të Beratit.Pas këtij informacioni kemi kërkuar