Lajme Javore

Informohu i pari

Izolimi nga koronavirusi, ndotja e ajrit në Europë shënon rënie prej 45%

Imazhet satelitore tregojnë një përmirësim “drastik” të cilësisë së ajrit në Evropë, pasi pjesa më e madhe e popullsisë qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave të rrepta mbi parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Të dhëna të reja nga Agjensia Evropiane e Hapësirës Copernicus Sentinel-5P tregojnë disa qytete që po përjetojnë një rënie prej 45 përqind të niveleve të dioksidit të azotit që nga shpërthimi i pandemisë.

Shkencëtarët e Institutit Meteorologjik Royal Hollandez (KNMI) kanë monitoruar nivelet e ndotjes së ajrit në Evropë për muajt e fundit duke përdorur të dhëna satelitore.

Studimi u përqëndrua në të dhënat nga qytetet kryesore në Itali , Spanjë dhe Francë duke krahasuar nivelet në Mars dhe Prill 2020 me të njëjtën periudhë në 2019.

Madridi, Milano dhe Roma kanë një rënie prej 47 deri në 49 përqind të dioksidit të azotit, por ndryshimi më dramatik është në Paris, ku shihet një rënie prej 54 përqind. Studiuesit sqarojnë se këto ndryshime në nivelet e ndotjes së ajrit përkojnë me me marrjen e masave të rrepta për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.