Lajme Javore

Informohu i pari

Çfarë po ndodh? Policia po heq patentat e personave të autorizuar për të qarkulluar (Foto)

Policia e Shtetit heq patentat drejtuesve të automjeteve dhe makinave për të cilat, jo vetëm i ka autorizuar, por edhe iu ka dhënë lëvizje të lirë pa afat. Kjo për shkak se i përkasin bizneseve dhe linjave të prodhimit. Masat shtënguese për të ndaluar shpërndarjen e covid 19, në të 2 urdhërat e Minsitrisë së Shëndëtësisë nuk kufizojnë qarkullimin e automjeteve të bizneseve të prodhimit.

Në urdhërin e datës 20 mars, me nr 193, në pikën 4 të tij shprehimisht thotë se “Punonjësit e institucioneve financiare, të linjave prodhuese ushqimore, dhe të gjitha aktivitetet e lejuara, sipas tabelës bashkëlidhur këtij urdhëri, do të lejohen të qarkullojnë vetëm për intenerarin shtëpi – punë.

Në ndryshimin e bërë në urdhërin e dytë me numër 256 të datës 10 prill, për disa shtesa dhe ndryshime në urdhërin nr 193 për mylljen dhe kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë nuk preket pika 4.

Por edhe pse në urdhër nuk preken dhe leja për të qarkulluar është e lejuar pa afat, pra është marrë autorizimi pa afat, qytetarit Margarit Brozi, me tarkë makine AA249 SX i është hequr patenta, edhe pse makina që ai drejtornte dhe ai vetë janë të lejuar të qarkullojnë.

Pyetjet janë: Përse i hiqet leja e drejtimit të automjetit punonjësve që janë të autorizuar për të qarkulluaar? Policia nuk di të lexojë urdhërat apo ka urdhër të brendshëm për të bërë presion dhe për të shkelur urdhërat publik?